Ndeshja e gjiros së 19-të e ligës së dyt grupi A ndërmjet KF OPOJA dhe KF Dardanët përfundoi me rezultat të barabart 1-1, pas shum polemikave dhe dy golave të anuluar.

Ndeshjën e gjiros së 19-të KF Opoja e luajti si vëndas në stadiumin Përparim Thaqi në Prizren kundër skuadrës nga Gjakova KF Dardanët, trasmeton TV Opoja, gjat gjith ndeshjës kishte polemika të shumta drejtuar gjyqtarëve nga dy skuadrat si pasoj e referimit jo në nivel, një ndeshje e fortë ku u dy skuadrat u ndeshkuan me nga një karton të kuq.

Të parët në avantazh kaluan skuadra nga Gjakova edhe pse lojtarët e KF Opoja po e posedonin lojën e po krijonin më shum raste për shënim, minutën e parë të pjeses së dyt me një gjuajtje perfekte Ditëlind Reshiti e paraboloj portjerin nga jasht zonës dhe arriti ta barazoj rezultatin, e që doli të jet edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje 1-1.

KF Opojës iu anuluan edhe dy gola, gola me të cilet sot do të grumbulloheshin tre pikët e merituara, vlen të cekët se ndeshja e parë kundër KF Dardanëve kur Opoja luante si musafir përfundonte 3-0 në favor të vëndasve, kjo është edhe një shenjë se KF Opoja ka filluar të kthehet tek rezultatet pozitive.

Ndeshjën e radhez KF Opoja e zhvilon si musafir kundër KF Lugu i Baranit, TV Opoja do vazhdoj të ju informoj rreth cdo ndeshje të klubit të vetëm në komunën tonë, informohu per gjithqka rreth KF OPOJA nga www.opoja.tv/kfopoja 

©TVOPOJA