Fundjavë e madhe për boksierin Opojar, Adriatik Selimi kërkon fitore në Sllovaki

SportiLajme nga Opoja6 vite më parë4 shikime

Boksieri kosovar, Adriatik Selimi do të ngjitet në ring gjatë kësaj fundjave për të realizuar suksesin e radhës.

Me 30 dhjetor ai do të jetë në Sllovaki për tu përballur me boksierin vendas, Henrik Budai, njofton Tv Opoja.

Selimi i cili është i lindur në fshatin Bresanë të komunës së Dragashit por aktivitetin e tij e zhvillon në Austri është i bindur se do të triumfoj kundër sllovakut.

”Jam përgatit për këtë ndeshje maksimalisht dhe shkoj në Sllovaki për të fituar besoj se do ja arrij qëllimit”, thotë Selimi, i cili pret në vitin e ardhshëm të zhvilloj më shumë ndeshje.

Adriatik Selimi me sportin e boksit ka filluar të mirët qysh nga mosha 12 vjeç, kurse gjatë karrierës së tij ka disa ndeshje të suksesshme në amator, kurse suksesi nuk ka munguar as në profesionalizëm. 

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Lexo...!
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...