Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksion të zhvilluar nga Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës në Prizren, që ka rezultuar me konfiskimin e 18 kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e disa personave, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat e dyshuar për këtë rast janë: Daim Daçaj 42-vjeçar, Bekim Cikaj 42-vjeçar dhe Kadri Berisha 39-vjeçar.

Substanca e dyshuar narkotike e llojit marihuanë që u konfiskua gjatë këtij aksioni u gjet në rreth 40 paketime.

Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope’

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/