E nderuara familje Selmani,

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit, Fehmi Selmani.

Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një nga kontribuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj.

Mësuesi Fehmi nuk është më në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për përkushtimin e tij ndaj arsimit, si edukator e një mësimdhënës i përpiktë, punëtor i vendosur, koleg i pazëvendësueshem dhe mbi të gjitha një qytetar me virtyte të larta dhe reflektues i pozitivitetit maksimal.

Prandaj, personaliteti i tij do të jetojë në mendjet e secilit që pati fatin e mirë ta njohë.

Në emër të të gjithë nxënësve, mêsimëdhënësve dhe punonjësve arsimorë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Selmani, kolegëve, miqve dhe farefisit me rastin e ndarjes nga jeta të njëarsimdashësi siq ishte Fehmi Selmani!
Me respekt, Vloran Cenaj-Drejtor i Arsimit në Dragash