Drejtori i Arsimit në komunën e Dragashit z.Vloran Cenaj ishte në vizitë nëpër shkollat e komunës së Dragashit.
Ai nga afër përcjelli rrjedhën e procesit edukativo-arsimorë në nivel parafillorë, fillor dhe të mesëm të ulët transmeton Tv Opoja.

Drejtori nga afër inspektoi punimet në rregullimin e hapësirave të gjelbëruara dhë mirëmbajtjen e kopshteve.
Cenaj u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në këto institucione shkollore .
Drejtori u ndje i kënaqur me frymën garuese e cila mbizotëronte në shkolla gjatë garave në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në nivel shkolle.