Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash ka zhvilluar takimin e saj të parë me kryesinë e saj që nga dorëheqja e kryetarit Selim Kryeziut njofton televizioni Opoja.

Në ketë takim me kryesin e degës së LDK-së në Dragash ishin prezentë: Nënkryetari i parë i LDK-së Anton Quni,
Nënkryetarja Shqipe Mjekiqi si dhe
Sekretari Imri Ahmeti nga qendra.

Në ketë takim me strukturat e partisë si një ndër pikat kryesore ishte fillimi i pregaditjeve për mbajtjen e Kuvendit të degës së LDK-së në Dragash, e që nga ky kuvend do të zgjedhet edhe kryetari i ri.

Nga burimet të cilat redaksia ka siguruara thuhet se me zgjedhjen e kryetarit të ri ky do të jetë njeherit potencialisht edhe kandidat për kryetar të komunës në zgjedhje lokale të cilat pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.