Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se mostra e pacientit të dyshuar për Linë e Majmunëve është dërguar për testim në Holandë.

Pacienti është hospitalizuar mbrëmë pranë Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nën dyshimin se mund të jetë infektuar me Linë e Majmunëve dhe momentalisht është në gjendje stabile, njofton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se pacienti rreth 70 vjeçar nga komuna e Dragashit është i izoluar dhe i hospitalizuar në Infektivë.

Por, ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dha udhëzime për këtë infeksion, teksa bëri të ditur se periudha e inkubacionit është nga pesë deri në 21 ditë.

Në grafikat e publikuara nga IKShPK-ja thuhet se Lia e Majmunëve nuk përhapet lehtë midis njerëzve.