Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e re të mbahet javën e ardhshme.

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi pas mbledhjes se seanca do të mbahet të enjten që vjen, më 16 qershor.

Ajo po ashtu bëri të ditur, se kryesia do të mblidhet sërish të hënën që vjen.

Projektligji për Fondin Pensional do të shqyrtohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila do mbahet më 16 qershor.

Një gjë e tillë është cilësuar lajm i mirë nga shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Në seancën e radhës të kuvendit, më 16 qershor, menjëherë pas pikës së parë, e cila parasheh deklarimet jashtë rendit të ditës, do të shqyrtohet Projektligji për Fondet Pensionale”