Gjendja e Kosovës në të cilën gjendet tani, përkon me gjendjen e një të sëmuri i cili për shkak të moskujdesit e ka dëmtuar shëndetin shumë dhe mendon se me një barë do të shërohet, paramendoni 50 vjetë janë dashur ta sëmurë organizmin e mendon të shërohet me një bar të vetëm.
Njëjtë Kosova!
Shumëkush po mendon se me një lëvizje magjike mund të ndryshohet gjendja në të cilën vendi ynë ka ardhur për 20 vite abuzim.
Së pari nuk po shihet në horizont se abuzimi e ka ndërmend të ndalet, që është si hapi i parë drejt ndryshimit.
E në qoftë se një ditë ndalet abuzimi atëherë vendin e presin disa vite të mundimshme për ta ndryshuar këtë gjendje në të cilën e kemi zhytur.
Shpresa vdesë e fundit thonë, dhe unë kam shpresë se ne mund ti ndryshojmë gjërat pozitivisht vetëm se duhet të punojmë së bashku kundër të së keqes që e ka kap këtë vend.
Krejt kollaj e kemi, nuk kemi nevojë ti ndryshojmë partitë e as parimet, vetëm se ata që kanë qenë deri më tani në pushtet nuk duhet tu japim asnjë votë të vetme!
Duhet tu jepet rasti energjive dhe mendimeve të reja dhe rekreative që ende nuk janë të etshëm për me vjedhë dhe abuzuar dhe më shumë këtë vend.