Katër ditë pas pranimit të detyrës së kryetarit të komunës, z. Bexhet Xheladini sot edhe zyrtarisht bëri betimin para një numri të madh të pranishmëve,

Në sallën e asambles komunale prezentuan një numër i madhë i qytetareve nder ta edhe perfaqësues nga familjarët e dëshmorëve, nga OVL e UÇK-së, Bashkësia Islame, Policia e Kosovës dhe Kfori Turk, poashtu prezent ishin edhe asambleistët e kuvendit komunal, antar e aktivist nga LDK dega në Dragash e familjar të ndryshem.

Pas betimit në një fjal rasti kryetari Xheladini, falënderoi të pranishmit dhe të gjith qytetaret e komunës së Dragashit të cilet treguan kultur të lartë gjat zgjedhjeve, njëherit premtoi një komunë më të mirë për të rinjët dhe gjith qytetarët e komuës sonë e për ta arritu këtë ai kërkoi edhe bashkepunim nga partit tjera brenda komunës së Dragashit.

Pas seancës u vazhdua me homazhe në shtatoren e Adem Jasharit, varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe, ku u vëndosen kurora e lule.

TVOPOJA