Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, te komediani, Ermal Mamaqi.
Ai tregon shumë të pathëna rreth jetës së tij, madje tregoi se çfarë punonte para se të bëhej politikan.
Kryeministri, Haradinaj flet për kohën kur jetonte në Zvicër dhe njëkohësisht tregon edhe për punët që ka bërë.

“Kam punuar roje, kopshtar… kam punu edhe në Shqipëri në mbledhjen e hekurave me i dërgu në shkritore në Elbasan”, shprehet ai.
Ndër tjerash, ai rrëfen takimin me Anitën, ku tashmë janë prindër të tre fëmijëve.