Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Ministria e Jashtme nuk i ka arsyetuar siç kërkohet ligjërisht 67,959 euro shpenzime me kredit kartelë në vitin 2018.

Ai ka thënë se ministria në fjalë i ka arsyetuar vetëm 39,087 euro, transmeton Klan Kosova.

“5,600 euro të shpenzuara me kredit kartelë, në pamundësi të arsyetimit të shpenzimeve, ai që i ka shpenzuar i ka kthyer para të gatshme”.

“Gjashtë mijë euro për udhëtim zyrtar të tërhequra në 2017 nuk ishin arsyetuar fare. Sivjet auditori e zbulon dhe mjetet janë kthyer në thesar. Po sikur auditori të mos e zbulonte? Edhe sa avance të tjera mund të jenë të paarsyetuara, të cilat auditori nuk ka arritur t’i përfshijë në mostrën e avancave të audituara?”