Dragash – Të martën në Komunën e Dragashit është arrestuar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “mosrespektimi i dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar në rrugë, pasi nuk ka respektuar vendimin për kufizimin e lëvizjes, si masë parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19.

Pas intervistimit, i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi