Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç ka katër brinjë të thyera.
Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

“Ambasadoren e kam pranuar unë si shef i ekipës se reanimimit. Ajo ka qenë e vetdijshme kur është pranuar. Më pas janë kryer edhe diagnostikimi tomografik dhe është konstatuar se ajo ka frakturë të klavikulës (uzës) së majt, frakturë të katër brinjëve në anën e majtë, kontuzione hemorragjike në mushkëri më vonë pritet të bëhet edhe një CT e abdomenit të organeve të barkut dhe si pasojë gjendja e saj e përgjithshme është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë por lëndimet janë serioze” ka thënë Bajgora për Indeksonline.

Por, shërimi i mëtutjeshëm për ambasadoren pritet të kryhet në shtetin e saj amë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Kivilcim Kiliç do të dërgohet në Turqi për shërim të mëtutjeshëm. Gjasat janë që Kiliç të dërgohet në Turqi me aeroplan privat në orët e para të mëngjesit, nën përcjellje të vazhdueshme të stafit mjekësorë./Indeksonline/