U nënshkrua sot marrëveshje mes Komunës së Dragashit dhe Caritasit Zviceran (CaCH) për projektin: Vendosja e Standardeve Para-shkollore të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë
Qëllimi specifik është përmirësimi i cilësisë në APF në komunën e Dragashit përmes shërbimeve komunale të përmirësuara dhe të qëndrueshme në trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për edukatorët ekzistues para fillor në nivelin komunal dhe krijimi i një mjedisi miqësor për fëmijët në klasat para fillore.
Disa nga aktivitetet që ndërlidhen drejtpërdrejtë me klasat para-fillore
- Trajnimi, mentorimi dhe monitorimi i më shumë se 20 edukatorëve të arsimit para fillor në komunën e Dragashit .
- Pajisja e 3 klasave me materiale mësimore cilësore të arsimit para fillor sipas një qasjeje bashkëkohore.
- Krijimi i rrjetit joformal të edukatoreve dhe zhvillimi i aktiviteteve përkatëse.
- Trajnimi i Koordinatorëve për Sigurimin e Cilësisë.
Grupet e synuara janë :
- fëmijët e moshës 5 – 6 vjeç
- edukatorët para-fillor në shërbim dhe para shërbimit
- institucionet lokale dhe të nivelit akademik
Komuna do të jetë pjesëmarrëse në projektin Shpresa përmes gatishmëris për bashkëpunim për ofrim të trajnimeve dhe/ose pajisjen e klasave
– Në rastin e pajisjeve të klasave 30% bashkëfinancim nga komuna (për një klasë vlera e paraparë për bashkëfinancim është rreth 700 – 1000 €)
– Partneritet në identifikimin e nevojave për trajnim të edukatorëve dhe pajisje të klasave në nivel komunal
– Sigurimi i hapësirave për mbajtjen e trajnimit
Kryetari Shabani tha se ky bashkëpunim do të ndikoj në ngritje të cilësis poashtu premtoi se Komuna e Dragashit me të gjitha kapacitetet do jet në shërbim të këtij bashkpunimi.
©TVOPOJA