Me tri finale në futboll të vogël e një në volejboll për femra u përmbyllen aktivitetet sportive të organizuara nga Drejtoria për kultur, rini e sport me rastin e 12 vjetorit të pavarësis së Kosovës në komunën e Dragashit.
Këto aktivitete filluan nga dita e hënë me fazën eleminatore, në të cilën morën pjes të gjitha shkollat fillore nga të dy komunitetet.
Ndeshjet e futbollit të vogël me nxënës të shkollave fillore ishin mjaft interesante e me plot të papritura, e në fund fitues doli shkolla fillore “Sezai Surroi” nga Bellobradi, kundër shkollës fillore “Fetah Sylejmani” nga Dragashi, ndeshje kjo e cila u karakterizua me shumë gola e me shumë emocione për të gjithë.
Sa i përket ndeshjeve të futbollit të vogël me arsimtarë, u zhvilluan ndeshje më të barabarta, por edhe pati befasi, ku në asnjë moment nuk mungoi dëshira për të fituar e dhënë spektakël. Fituese doli shkolla fillore “Ulina” nga Kosava, ndaj bashkëfinalistes “Sezai Surroi” nga Bellobradi, në një finale e cila u ndoq prej së afermi nga një numer i madh i banorëve të cilët dhuruan spektakël e një atmosfer shumë positive.
Pjes e aktiviteteve ishin edhe nxënësit e shkollës së mesme meq rast sot në sallën e sportit në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” u zhvilluan ndeshjet finale të futbollit dhe volejbollit, në mes të nxënësve të kësaj shkolle.
Të gjitha klasët prezantuan me nga një ekip, e në fund u luajt finalja, gjatë së cilës u zhvillua një lojë mjaft interesante dhe me plot intensitet, për ti lëshuar radhen edhe finales së volejbollit e cila poashtu dhuroi spektakel e një lojë shumë interesante e konkuruese.
Vlen të permendet se aktivitet për nder të 12 vjetorit të pavarësis do vazhdojn ditën e hënë me akademin solemne duke filluar nga ora 10:00 në objektin e asambles komunale për të vazhduar me homazhe e vendosjen e luleve pran shtatores së Adem Jasharit, varrezave të deshmorëve në Dragash e në fshatin Buçe, më pas nga ora 12:00 fillon edhe programi artistik me kenge, poezi e valle në sheshin “Adem Jashari”, TV Opoja do të trasmetoj drejtëpërdrejtë gjat gjith ditës, duke e sjell atmosferen festive pran çdo shikuesi.
©TVOPOJA