Turneu që do organizohej për nder të ditës së flamurit nga Drejtoria për Kultur, Rini e Sport në bashkpunim me shkollën e futbollit “Aroma” e i cili u pezullua në shënje respeti për shkak të termetit në Shqipëri u luajt ditën e sotme në qendrën sportive “Aroma”.

Pjes e këtij turneu ishin shkolla të ndryshme nga e gjith Kosova por edhe nga Maqedonia:
Iliria – Kijevë;
Teuta – Prizren;
Viktoria – Kumanovë;
Dardanët – Prizren;
Drini I Bardh – Has;
Aroma – Dragash;

Ky turne ofroi emocion e spektakel për të pranishmit, u luajtën shumë ndeshje interesante e në finale u ndeshen shkolla e futbollit “Aroma” nga komuna jonë kundër “Dardanëve” nga Prizreni.

Një finale e cila ofroi futboll atraktiv me shumë aksione për shënim nga dy skuadrat e në fund fitues doli skuadra nga Prizreni, për fund të gjitha shkollat e futbollit u shpërblyen me mirënjohje, medalje e kupa të cilat u shperndan nga zyrtaret komunal e trajnerët e klubëve.

©TVOPOJA