Të nderuar qytetarë të Prizrenit, zejtarë, organizatat joqeveritare dhe klubet sportive dhe të gjithe qytetarët e qytetit të Prizrenit.

Në pamundësi për t’i adresuar ankesat tona në organet e rendit, te cilat nuk kanë arritur që të na mbrojnë nga veprimet e kundërligjshme të Komunës së Prizrenit – Drejtorisë Komunale të Ndërtimit, përmes kësaj thirrjeje ju ftojmë që të jeni pjesë e protestës paqësore të cilën do ta organizojmë të gjithë punëtorët, dhe të gjithë bashkëpunëtorët e kompanisë ABI, nesër me datën 20.07.2019 në ora 09:00.

Veprimet e organeve komunale janë të kundërligjshme, ngase objekti ABI Çarshia është i ndërtuar tërësisht në pronën private të kompanisë ABI dhe është në procedurë të legalizimit.

Kështu që ju ftojmë që si qytetarë të Prizrenit të merrni pjesë në këtë protest paqësore për t’i paraqitur shqetësimet tona për dëmet të cilat po i shkaktohen investitorit më të madh në Komunën e Prizrenit, si dhe një humbje të konsiderueshme të punëtorëve në vend.

Ju falemnderit paraprakisht!

ABI Sh.P.K.