Në fund të këtij muaji, do ta shohim këtë hibrid pa asnjë shtresë kamuflazhi
Linjës së makinave të reja, Ferrari do t’ja shtojë edhe një hibrid, për të cilin është bërë e ditur kohë më parë, transmeton TV OPOJA.
Ky është një prej pesë modeleve që prodhuesi italian i prezanton gjatë këtij viti, përfshirë F8 Tributo dhe 812 Superfast. Gjatë muajit mars, ishte thënë se ky model do të lansohet brenda dy ose tre muajve, ndërsa tani kemi një datë edhe më të saktë.
Louis Camilleri që është një prej shefave të kompanisë, ka bërë të ditur, se prezantimi i makinës hibride bëhet në fund të muajit maj. “Do të jetë një hibrid i nivelit të lartë, që nuk kemi parë deri më tani” ka thënë Camilleri.
E tëra që dihet, është se prezantimi do të bëhet në bazën Ferrarit në Maranello të Italisë, ndërsa nuk u bënë të ditura edhe detajet shtesë.