Për nder të 28 Nëntorit, zhvillohen ndeshje sportive në futboll dhe volejboll

Sporti, Kronika2 hours ago16 shikime

Në sallën e sportit të Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash janë zhvilluar sot ndeshje sportive në futboll dhe volejboll nga nxënësit e kësaj shkolle, për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Këto aktivitete u organizuan nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Dragashit, ndërsa përballjet i ndoqën nga afër nënkryetari i komunës, së bashku me drejtoreshën e Kulturës, drejtorin e Arsimit, drejtorin e shkollës si dhe kryetarin e degës së OVL UÇK-së në Sharr.
Ndërkaq, aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit do të vazhdojnë nesër me akademinë solemne, homazhe dhe një performancë artistike nga SHKA “Bresana”.
©TVOPOJA
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...