Rreth 3.5 milionë euro planifikohen për ndërtimin e Palestrës Sportive në Dragash

SportiYesterday82 shikime

Komuna e Dragashit (Sharrit) pritet të bëhet me palestër sportive, pasi për realizimin e këtij projekti janë planifikuar rreth 3.5 milionë euro në buxhetin e viteve 2027, 2028 dhe 2029. Kjo është njoftuar dhe publikuar nga deputeti Filiz Mustafa dhe sekretari i Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, Lendrit Iljazi, të cilët e kanë cilësuar këtë si një investim të rëndësishëm për të rinjtë dhe sportistët e kësaj komune.

Sipas njoftimit të publikuar nga dyshja në fjalë, projekti i Palestrës Sportive, i nisur nga ish-qeveria, kishte mbetur për vite me radhë vetëm në gurthemele, ndërsa tani po bëhet realitet falë angazhimit dhe përkushtimit institucional. Ata kanë rikujtuar gjithashtu faktin se komuna e Sharrit është aktualisht e vetmja komunë në Kosovë që nuk disponon një palestër të tillë.

Në publikimin e tyre, i është shprehur falënderim ministrit të Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në fillimin e këtij investimi. Njëherësh, bëhet e ditur se në komunë po vazhdojnë edhe punimet në Qendrën Multifunksionale, e cila cilësohet po ashtu si një investim me rëndësi për qytetarët.

Krahas njoftimit për projektet infrastrukturore, deputeti Mustafa dhe sekretari Iljazi janë shprehur se komuna po zhvillohet me projekte konkrete, duke vlerësuar se Qeveria Kurti ka investuar më së shumti në këtë komunë nga ish-qeverisjet e dekadave të kaluara.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...