PDK – Dega në Dragash kërkon dorëheqjen e drejtorit të Arsimit

Aktualitet, Politik6 hours ago52 shikime

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – Dega në Dragash, përmes një reagimi publik, ka vlerësuar se përgjegjësia për gjendjen në arsimin e kësaj komune nuk mund të përfundojë vetëm me dorëheqjen e një drejtori shkolle, duke kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA).

Sipas këtij subjekti politik, përgjegjësi duhet të mbajë edhe Drejtoria Komunale e Arsimit, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e drejtorit të DKA-së bazohet në këto arsye:

  • Mungesën e materialeve shpenzuese në shkolla, ndonëse për to janë paraparë mjete buxhetore;
  • Keqmenaxhimin e buxhetit të arsimit;
  • Dyshimet për keqpërdorim të konkurseve publike dhe punësime familjare;
  • Emërimet në pozita drejtuese pa përgatitjen dhe përvojën e nevojshme profesionale e menaxheriale, duke vlerësuar se nuk mund të ketë menaxhim të shkollave me ushtrues detyre me afat të pacaktuar;
  • Situatat ku drejtuesit mbajnë vetëm përgjegjësinë formale dhe nënshkruajnë dokumentet, ndërsa vendimmarrja dhe menaxhimi real, sipas pretendimeve të këtij subjekti politik, bëhen nga persona të tjerë jashtë strukturave zyrtare.

Në reagim theksohet se nuk mund të ketë përgjegjësi vetëm për ata që zbatojnë vendimet, ndërsa ata që drejtojnë dhe menaxhojnë arsimin ta shmangin përgjegjësinë.

Në përmbyllje, PDK – Dega në Dragash ka kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe hetim të çdo dyshimi për keqmenaxhim dhe shkelje në arsim, duke deklaruar se arsimi nuk është pronë e askujt dhe as instrument për punësime familjare e interesa personale, por përgjegjësi ndaj fëmijëve dhe qytetarëve.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...