Dorëhiqet ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad, Ajas Myrtezani

Arsim5 hours ago22 shikime

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët (ShFMU) “Sezai Surroi” në Bellobrad, MSc Ajas Myrtezani, ka njoftuar se ka paraqitur dorëheqjen nga kjo pozitë.

Përmes një letre publike drejtuar kryetarit të Komunës së Dragashit, Dr. Bexhet Xheladini, dhe drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Zeni Krasniqi, Myrtezani ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për besimin e dhënë gjatë viteve sa ka ushtruar këtë detyrë, duke theksuar se ka ardhur momenti t’i japë fund kësaj përgjegjësie.

Ai është shprehur se largohet me respekt për të gjithë trupin arsimor, me dashuri për nxënësit dhe me mirënjohje të veçantë për komunitetin, për të cilin tha se ka treguar kulturë të lartë, mirëkuptim dhe mbështetje të jashtëzakonshme. Myrtezani ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe janë vendosur themele të rëndësishme për ndryshime pozitive, duke bërë që shkolla të marrë një drejtim të ri si në përmirësimin e kushteve infrastrukturore, ashtu edhe në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe krijimin e një ambienti më të mirë për nxënësit dhe stafin.

Duke iu drejtuar kryetarit Xheladini, ai ka nënvizuar se gjatë gjithë mandatit u ka shërbyer nxënësve, shkollës dhe interesit të tyre, e jo politikës. Njëherësh, ka rikujtuar se në këtë detyrë ishte propozuar nga kolegët e tij dhe ishte emëruar nga kryetari i komunës. Sipas tij, kur e mori përgjegjësinë, shkolla gjendej në një gjendje shumë të vështirë, thuajse në humnerë, ndërsa sot, me punë, përkushtim dhe sakrificë, është vendosur në binarët e duhur.

Në përmbyllje të letrës së dorëheqjes, Myrtezani ka uruar që puna e nisur të mos ndalet dhe që interesi i nxënësve të mbetet gjithmonë mbi çdo interes tjetër, duke theksuar se largohet me kokën lart dhe me bindjen se ka dhënë maksimumin e tij për shkollën dhe nxënësit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...