Trajnime të certifikuara për mjekët dhe infermierët në Dragash

Aktualitet6 hours ago37 shikime

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me drejtorin e QKMF-së, nënkryetarin e Komunës dhe shefen e Kabinetit, ka zhvilluar një takim me themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të Acil Servis Akademisi Kosova – ESA Kosovo, z. Armağan Çelik, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve profesionale të mjekëve dhe infermierëve në reagimin dhe ndërhyrjen gjatë situatave emergjente.

Gjatë takimit u bisedua që ky bashkëpunim të konkretizohet përmes marrëveshjeve të bashkëfinancimit, duke filluar me dy programe të certifikuara nga American Heart Association (AHA):

  • BLS – Mbështetja Bazë e Jetës: trajnim për 30 profesionistë shëndetësorë (mjekë dhe infermierë);
  • ACLS – Mbështetja e Avancuar Kardiovaskulare e Jetës: trajnim për 16 mjekë.

Gjithashtu, u bë e ditur se përmes organizatës partnere, mjekëve të komunës do t’u mundësohet pa pagesë edhe trajnimi në fushën e ultrazërit.

Nga udhëheqësia komunale ky bashkëpunim u vlerësua si një hap konkret drejt ngritjes së nivelit të profesionalizmit, përditësimit të njohurive dhe aftësive praktike të stafit shëndetësor. Me këtë rast u theksua se investimi në trajnimin dhe përgatitjen profesionale të mjekëve dhe infermierëve është investim në jetë, në sigurinë e pacientëve dhe në cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, duke rikonfirmuar se shëndeti dhe siguria e tyre mbeten ndër prioritetet kryesore.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...