
Në ambientet e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ulina” në Kosavë është mbajtur sot një ligjëratë informuese me temën “Mbrojtja nga trafikimi i qenieve njerëzore”.
Ky sesion u realizua nga përfaqësuesit e Njësisë për Hetimin dhe Antitrafikimin, në bashkëpunim me zyrtaren për Barazi Gjinore në Komunën e Dragashit, Lindita Kozmaqi Piraj. Gjatë këtij takimi, nxënësit u njoftuan më nga afër me rreziqet që ndërlidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, mënyrat e parandalimit, si dhe rëndësinë e reagimit dhe vetëdijesimit për mbrojtjen nga kjo dukuri.
Drejtoria e shkollës “Ulina” ka shprehur mirënjohje dhe falënderime për përfaqësuesit e MAPL-së dhe zyrtaren komunale, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në edukimin dhe sigurinë e nxënësve.
©TVOPOJA