Komuna e Dragashit njofton për takimin e parë publik me qytetarë

Institucione3 hours ago26 shikime

Komuna e Dragashit ka publikuar njoftimin për mbajtjen e Takimit të Parë Publik me Qytetarë lidhur me punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Ky takim planifikohet të mbahet me 30 qershor 2026 (e martë) nga ora 11:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit, takimi ka për qëllim informimin e qytetarëve për punën e qeverisë lokale gjatë periudhës janar–qershor 2026, si dhe për zhvillimet e fundit në komunë.

Qytetarët pjesëmarrës do të kenë mundësinë të shtrojnë pyetje, të japin vërejtje dhe komente lidhur me çështjet e interesit të përgjithshëm, duke kontribuar në transparencën dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje.

Komuna e Dragashit fton të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara që të marrin pjesë në këtë takim publik.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...