Komuna e Dragashit nderon pensionistët me rastin e Ditës së Çlirimit

ShëndetësiArsim10 hours ago160 shikime

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, edhe këtë vit ka nderuar pensionistët e arsimit, shëndetësisë dhe administratës komunale. Ata u shpërblyen me mirënjohje dhe dhurata simbolike, si shenjë respekti për kontributin e tyre shumëvjeçar në shërbim të qytetarëve.

Në fjalën e tij, kryetari Xheladini falënderoi të gjithë pensionistët për punën dhe përkushtimin e treguar ndër vite, duke e vlerësuar lart rolin e tyre në zhvillimin e komunës dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

© TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...