Enduro Sharri po rikthen adrenalinën në Dragash, BANU GATI!

Sporti21 hours ago125 shikime

Dragashi do të jetë sërish qendër e të apasionuarve pas motoçiklizmit më 21 qershor 2026, kur Klubi i Motoçiklistëve “Enduro Sharri” organizon Moto-Mitingun e Katërt Tradicional, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit.

Ky organizim tashmë i shndërruar në traditë pritet të mbledhë qindra motoçiklistë nga e gjithë Kosova, trojet shqiptare dhe mërgata, të cilët do të bëhen pjesë e një marshi spektakolar drejt bjeshkëve të Sharrit. Përveç promovimit të sportit të motoçiklizmit, aktiviteti synon të promovojë bukuritë natyrore të rajonit, turizmin lokal dhe frymën e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve.

Përveç marshit tradicional, organizatorët kanë përgatitur edhe një program të pasur me lojëra dhe sfida argëtuese për pjesëmarrësit. Ndër aktivitetet më interesante pritet të jetë “Circle Challenge”, e cila do të zhvillohet në qendër të qytetit, ndërsa kjo është vetëm një nga disa sfidat që do të sjellin adrenalinë dhe spektakël për motorristët dhe publikun.

Enduro Sharri synon të ofrojë një përvojë të veçantë për të gjithë të apasionuarit pas motoçiklizmit, duke bashkuar adrenalinën, miqësinë dhe respektin mes motorristëve në një atmosferë festive që tashmë është bërë pjesë e identitetit të këtij organizimi.

Të gjithë motorristët dhe adhuruesit e këtij sporti ftohen t’i bashkohen këtij organizimi madhështor më 21 qershor 2026 në Dragash, për një ditë të mbushur me emocion, argëtim dhe aventura në zemër të Dragashit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...