Policia e Kosovës zhvillon aktivitete vetëdijesuese në disa shkolla të Dragashit

Institucione7 orë më parë11 shikime

Më 31 mars 2026, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës – Stacioni Policor në Dragash realizuan aktivitete vetëdijesuese në disa shkolla të komunës, duke shpërndarë fletushka informuese për rreziqet që mund të vijnë nga përdorimi i pakontrolluar i lojërave online dhe hapësirave digjitale.

Aktivitetet u zhvilluan në:
• Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” – Dragash
• SHFMU “Shaban Shabani” – Llapushnik

Në materialet e shpërndara u theksua:
• Rëndësia e mbikëqyrjes digjitale nga prindërit;
• Nevoja për komunikim të vazhdueshëm mes nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve;
• Roli i raportimit të çdo rasti të dyshimtë apo shqetësues tek organet kompetente, përfshirë policinë.

Ky aktivitet synon të rrisë vetëdijen dhe përgjegjësinë e të gjithë akterëve në mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga rreziqet në hapësirën online, duke promovuar një përdorim më të sigurt dhe të ndërgjegjshëm të teknologjisë.

Komuniteti arsimor shprehu falënderim për Policinë e Kosovës, për interesimin dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj nxënësve dhe mirëqenies së tyre psikologjike e sociale.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...