Nxënësit e ShML “Ruzhdi Berisha” përfaqësojnë Dragashin në Kuvendin Rinor të Kosovës

Arsim2 orë më parë47 shikime

Më 26 mars 2026, nxënësit e ShML “Ruzhdi Berisha”, Dardan Bajrami dhe Rejna Dauti, morën pjesë në sesionin e diskutimit të organizuar nga Kuvendi Rinor i Kosovës, duke përfaqësuar me dinjitet të rinjtë e Komunës së Dragashit.

Qëllimi i sesionit ishte evidentimi i problemeve, sfidave dhe nevojave të nxënësve në shkollat e mesme të Kosovës, me fokus në cilësinë e procesit mësimor, kushtet e shkollave, kualifikimin e mësimdhënësve dhe përmirësimin e eksperiencës së nxënësve.

Pjesëmarrës në këtë sesion ishin:
• Kryetarja e Kuvendit Rinor, Drilona Dedinca
• Nënkryetarja, Poema Rugova
• Sekretarja e Përgjithshme, Tringa Thaqi
• Një deputete nga Kuvendi Rinor
• Nxënës përfaqësues nga Komuna e Vitisë dhe Hanit të Elezit

Gjatë diskutimit, nxënësit tanë paraqitën sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen nxënësit në shkollën tonë dhe në shkollat fillore të komunës, duke theksuar nevojën për kushte më të mira infrastrukturore, përmirësim të cilësisë së mësimdhënies dhe më shumë aktivitete jashtëshkollore.

Sesioni rezultoi me një dialog të hapur dhe të frytshëm, duke ofruar një platformë për nxënësit që të shprehin shqetësimet e tyre dhe përfaqësuesit e Kuvendit Rinor të kuptojnë më mirë realitetin e shkollave.

Komuniteti i ShML “Ruzhdi Berisha” është i nderuar me përfaqësimin dinjitoz të nxënësve tanë në këtë forum rinor, duke dëshmuar angazhimin dhe zërin e fuqishëm të rinisë së Dragashit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...