AVOKO fuqizon të rinjtë me njohuri praktike në programim

ArsimShoqata2 orë më parë135 shikime

Në Dragash, organizata AVOKO ka ndarë certifikatat për grupin e dytë të të rinjve që kanë përfunduar me sukses programin e trajnimit për zhvillim të ueb-faqeve. Ky program u ofroi pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi praktike në web development, duke i pajisur me kompetenca të rëndësishme për tregun e punës dhe duke hapur mundësi të reja në sektorin e teknologjisë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Margjinalizuara në Dragash përmes Trajnimeve Profesionale në Dizajn Tekstili dhe Teknologji Informative”, i cili zbatohet nga AVOKO me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ Kosovo.

Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit për të rinjtë e Dragashit, duke investuar në njohuri, aftësi praktike dhe në një të ardhme më të mirë digjitale për komunitetin. AVOKO po vazhdon të krijojë ura të reja drejt zhvillimit, duke e bërë fuqizimin digjital një realitet për brezat e rinj.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...