Mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale në Dragash, vendime për transparencë dhe zhvillim

Politik8 orë më parë108 shikime

Dje u mbajt mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale të Dragashit, ku u diskutuan dhe u trajtuan çështje me rëndësi për zhvillimin dhe funksionimin e komunës.

Një nga pikat kryesore ishte shqyrtimi i Draftit të Strategjisë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun, dokument i cili synon rritjen e transparencës dhe përmirësimin e komunikimit me qytetarët. Pas marrjes së komenteve nga anëtarët e kabinetit, u vendos që ky draft të kalojë në procedurat e konsultimit publik.

Po ashtu, u mor vendim për fillimin e procedurave për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, ndërsa u propozuan edhe anëtarët e Grupit Punues që do të angazhohet në hartimin e këtij plani strategjik, i cili do të përcaktojë drejtimet e zhvillimit të komunës në vitet e ardhshme.

Në pikën eventuale, secili drejtor raportoi për punën dhe aktivitetet e realizuara brenda drejtorive përkatëse, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi angazhimet dhe progresin në sektorët përkatës.
Qeveria Komunale e Dragashit mbetet e përkushtuar për transparencë, bashkëpunim dhe avancim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...