Në Shtëpinë e Kulturës “Abdurrahman Gerdellaj” në Dragash, u mbajt një aktivitet i veçantë i organizuar nga Shoqata Koreane Kulturore, ku nxënës të klasave të 4-ta deri në të 6-ta nga Koreja prezantuan para publikut kulturën dhe traditat e tyre përmes artit. Ky organizim solli një atmosferë festive dhe ndërkulturore, duke krijuar ura miqësie dhe bashkëpunimi mes kulturave.
Kryetari i Komunës dhe Drejtoresha e Kulturës falënderuan grupin e fëmijëve dhe organizatorët për këtë iniciativë, duke vlerësuar lart talentin dhe energjinë e nxënësve që përfaqësuan me dinjitet kulturën koreane. Në shenjë mirënjohjeje, Komuna e Dragashit i dhuroi një certifikatë mirënjohjeje Shoqatës Kulturore Koreane. Nga ana tjetër, drejtoresha e shkollës në Kore shprehu falënderime për bashkëpunimin dhe tregoi se Kosova i ka lënë përshtypje të veçantë, duke ndarë gjithashtu mirënjohje për kryetarin e komunës dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport.
Programi i pasur i fëmijëve koreanë përfshiu tre pika kryesore:
Publiku i pranishëm e priti me entuziazëm këtë performancë, duke u ndjerë të kënaqur me energjinë dhe talentin e bashkëmoshatarëve të tyre nga Koreja.
©TVOPOJA