Kuvendi Komunal i Dragashit nis vitin 2026 me mbledhjen e parë të rregullt më 27 janar

Institucione2 javë më parë172 shikime

Komuna e Dragashit ka caktuar mbledhjen e parë të rregullt të Kuvendit Komunal për vitin 2026, e cila do të mbahet më 27 janar, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës. Mbledhja është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, z. Resul Fetahu.

Rendi i ditës:
1. Dhënia e betimit të anëtarëve të zëvendësuar nga KQZ: z. Sami Mejzini, znj. Pajtesa Berisha dhe znj. Dzumida Maznikar
2. Miratimi i procesverbaleve nga seanca inauguruese dhe seanca e I-rë e vitit 2025
3. Propozim-vendim për plotësimin me një anëtar të Komitetit për Komunitete
4. Raporti financiar tetor–dhjetor 2025 (tre mujori i katërt i vitit 2025)
5. Raporti i punës së Kuvendit për vitin 2025 dhe miratimi i Planit të Punës për vitin 2026
6. Raporti vjetor i KKSB-së për periudhën janar–dhjetor 2025
7. Themelimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
8. Eventuale

Kjo mbledhje shënon hapin e parë institucional për vitin 2026, duke vendosur bazat për një vit të ri me fokus në transparencë, përfaqësim dhe zhvillim të qëndrueshëm për komunën e Dragashit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...