Betimi i legjislaturës së re në Komunën e Dragashit

KronikaInstitucionePolitik16 orë më parë115 shikime

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit u zhvillua ceremonia e betimit të legjislaturës së re. Kryetari i Komunës, i cili po e vazhdon mandatin e tij të dytë, u prit nga bashkëshortja, familja dhe një numër i madh qytetarësh. Në sallë ishin të pranishëm asambleistët e zgjedhur, përfaqësues të Policisë së Kosovës, Bashkësisë Islame, OVL të UÇK-së, familjet e dëshmorëve, si dhe përfaqësues të KFOR-it turk.

Seanca u udhëhoq nga asambleisti më i vjetër, Usmen Baldži, dhe nisi me intonimin e himnit dhe një minutë heshtje në nderim të të rënëve. Pas kësaj, u krye betimi i asambleistëve dhe i Kryetarit të Komunës, i cili në fjalën e tij falënderoi të pranishmit dhe prezantoi punët e realizuara si dhe premtimet për projektet e ardhshme.

Ceremonia u përmbyll sipas agjendës me homazhe te shtatorja e Adem Jasharit dhe te varrezat e dëshmorëve. Por kjo vetëm pas festës me tupana, që po e prisnin kryetarin jashtë objektit të komunës.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...