Komuna e Dragashit hap thirrjen për subvencionim të ushqimeve për kafshë, shpezë dhe bletë

Bujqësi19 orë më parë219 shikime

Komuna e Dragashit ka shpallur sot një thirrje zyrtare për aplikim nga të gjithë fermerët e komunës, me qëllim ofrimin e mbështetjes përmes subvencionimit të ushqimeve për kafshë, shpezë dhe bletë. Kjo masë vjen pas situatës së vështirë ekonomike dhe ngritjes së çmimeve të repromaterialeve, që ka prekur drejtpërdrejt sektorin bujqësor.

Duke marrë për bazë kërkesat e vazhdueshme të fermerëve dhe ndikimin negativ që kriza ka shkaktuar në prodhimtari, Komuna ka ndarë një fond të veçantë mbështetës me qëllim tejkalimin e kësaj situate të pafavorshme.

Për të përfituar nga subvencionet, ftohen të aplikojnë të gjithë fermerët që posedojnë lopë qumështore, kafshë të imta (dele dhe dhi), si dhe fermerët që mbarështojnë pula ose bletë. Aplikimi fillon nga data 05.12.2025 deri më 19.12.2025. Pagesat do të realizohen përmes subvencioneve të ndara nga buxheti i Komunës së Dragashit.

 

Thirrja e plotë:

THIRRJE PËR APLIKIM
(Për fermerët e Komunës së Dragashit – Subvencionimi i ushqimeve për kafshë, shpezë dhe bletë)
Duke e parë situatën e shkaktuar nga kriza ekonomike, ku si pasojë kemi ngritje të çmimeve të repromaterialeve, Komuna e Dragashit, duke u bazuar në problemet e shkaktuara kjo krizë dhe në kërkesat e vazhdueshme të fermerëve, ka ndarë një fond për mbështetje dhe subvencionim të ushqimeve për kafshë, me qëllim të tejkalimit të situatës së pafavorshme për fermerët.
Ftohen të gjithë fermerët e Komunës së Dragashit të cilët posedojnë lopë qumështore, kafshë të imëta (dele dhe dhi), fermerët të cilët posedojnë pula dhe fëllënza vojse, si dhe bletarët, që të aplikojnë për subvencione në ushqime pagesa përmes subvencioneve nga ana e Komunës.
Qëllimi
Qëllimi i kësaj thirrjeje është që t’u ndihmohet fermerëve të regjistruar në Komunën tonë për të tejkaluar problemet e shkaktuara nga kriza ekonomike.
Objektivat e thirrjes
Zvogëlimi i shpenzimeve të prodhimit
• Rritja e të hyrave në fermë
• Përmirësimi i konkurueshmërisë
• Rritja e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit

Kushtet për aplikim:
• Të jetë fermer i regjistruar në Komunën e Dragashit (numrin e NIF-it)
• Numri i kafshëve (vërtetohet me kopjen e vërtetimit të lëshuar nga AUV, si dhe formularin e aplikimit për subvencione të MBPZHR-së për vitin 2024)
• Kafshët duhet të jenë të matrikuluara dhe regjistruara në Sistemin e Identifikimit dhe të Regjistrimit të kafshëve në AUV

Kjo skemë e subvencioneve do të mbështetë:
1. Fermerët që mbarështojnë gjedhe qumështore
2. Fermerët që mbarështojnë dele për mbarsmëri (dele qumështore)
3. Fermerët që mbarështojnë dhi për mbarsmëri (dhi qumështore)
4. Fermerët që mbarështojnë pula vojse dhe fëllënza vojse në të gjitha fazat e prodhimtarisë aktive të vezëve
5. Bletarët që posedojnë mbi 30 koshere me bletë

Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit:
1. Mbarështojnë së paku 5 krerë gjedhe qumështore e më shumë
2. Mbarështojnë së paku 30 krerë dele për mbarsmëri,
3. Mbarështojnë së paku 20 krerë dhi,
4. Mbarështojnë së paku 500 pula vojse
5. Mbarështojnë së paku 200 fëllënza vojse
6. Mbarështojnë së paku 30 koshere me bletë e më shumë

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë fermerët e Komunës së Dragashit të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara nga organet kompetente!
Dokumentacioni i nevojshëm:
• Fletë aplikacioni (merret në Zyrën Pritëse komunale dhe plotësohet)
• Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës
• Konfirmimi i llogarisë bankare (llogaria bankare të jetë aktive)
• Kopja e vërtetimit dhe regjistri i lëshuar nga AUV (për lopë, dele dhe dhi qumështore), duke u bazuar në të dhënat e Sistemit të Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve në AUV
• Për pulat dhe fellenzat vojse, kopja e dëshmisë nga veterinari për aplikimin e Programit të Vaksinimit të tufës
• Për bletët, kopja e vërtetimit të numrit të bletëve, të lëshuar nga Drejtoria për Bujqësi • Aplikuesit për subvencionim të deleve duhet të sjellin vërtetimin e vaksinimit të qenve kundër sëmundjes së Tërbimit (Rabies) për vitin 2025.

Përfituesit e subvencioneve obligohen që të dëshmojnë shpenzimet e kryera me fatura të rregullta (aplikantët duhet t’i dorëzojnë faturat e rregullta me rastin e aplikimit)!
Fatura e rregullt duhet të dëshmojë blerjen e ushqimeve të koncentruara për kafshë (për bletët: ushqime dhe medikamente për trajtim). Vlera e faturës llogaritet në bazë të numrit të krerëve, shumëzuar me vlerën e caktuar për krerë!

Dokumentet duhet të protokollohen në Zyrën e Pranimit, drejtuar Drejtoratit për BPITZHR!
Mënyra e subvencionimit

Subvencionimi do të bëhet për krerë:
• Gjedhe qumështore në vlerë prej 30 euro • Dele dhe dhi qumështore në vlerë prej 3 euro • Pula vojse në vlerë prej 0.20 euro
• Fellenza vojse në vlerë prej 0.30 euro, dhe
• Bletët nga 2 euro për koshere

Fermerët duhet të pajisen me faturë të rregullt për blerjen e ushqimit të koncentruar apo drithërave, ndërsa për bletët, ushqime dhe medikamente për trajtim sipas vlerës së llogaritur për krerë!
Kohëzgjatja e aplikimit:
Aplikimi fillon nga data 05.12.2025 deri më 19.12.2025.

Vërejtje:
Do të përkrahen fermerët sipas aplikacioneve që kanë aplikuar për pagesa direkte të MBPZHR-së për vitin 2025 dhe sipas numrit të krerëve të deklaruara!
Vlerësimi dhe kontrolli:
Vlerësimi dhe kontrolli do të bëhen nga Komisioni Komunal.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...