Komuna e Dragashit organizon aktivitete për nder të 28 Nëntorit

Lajme nga Opoja1 javë më parë208 shikime

Komuna e Dragashit ka njoftuar se, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Bexhet Xheladini, do të organizojë një sërë aktivitetesh solemne me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Këto ngjarje do të zhvillohen më 28 nëntor 2025, të premten, dhe synojnë të nderojnë figurat historike, sakrificën kombëtare dhe trashëgiminë patriotike të shqiptarëve.

Programi i ditës do të nisë në orën 10:00 me Akademinë Solemne, e cila do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal. Të pranishëm pritet të jenë përfaqësues institucionalë, veteranë, nxënës, qytetarë dhe mysafirë të tjerë.

Në orën 10:30 do të vazhdohet me një vizitë në shtatoren e Komandantit Legjendar Adem Jashari, ku do të bëhen homazhe dhe do të vendosen buqeta lulesh në shenjë respekti për veprën e tij dhe kontributin në lirinë e vendit.

Aktivitetet do të përmbyllen në orën 11:00 me vizitën në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe, ku përfaqësuesit komunalë dhe qytetarët do të nderojnë heronjtë e rënë për liri.

Komuna e Dragashit bën thirrje që qytetarët të marrin pjesë në këto aktivitete dhe të shënojnë së bashku këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...