Myzafer Ejupi, talenti i ri letrar nga Dragashi: Së shpejti vjen me librin e tij të parë “Drithërimë”

Lajme nga OpojaAktualitet3 javë më parë1.6K shikime

Myzafer Ejupi, i lindur në vitin 1995 në fshatin Blaç të Komunës së Dragashit, po bëhet një ndër zërat e rinj premtues të letërsisë shqiptare.
Që në fëmijëri është dalluar për rezultate të shkëlqyera në mësime dhe për angazhim në aktivitete kulturore e rinore.

Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje me sukses të shkëlqyer, duke u vlerësuar si një nga nxënësit më të dalluar të gjeneratës dhe madje si nxënësi më i mirë i Komunës së Dragashit. Në atë periudhë, ai bashkëpunoi me OJQ-në “Aureola” dhe mori pjesë në Kampin Multietnik në Bogë të Pejës dhe në Ulqin.

Shkollën e mesme e përfundoi në qytezën e Sharrit, në drejtimin “Shkencat e Natyrës”, me rezultate shumë të mira. Studimet e larta i vazhdoi në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Angleze, ndërsa më pas i thelloi njohuritë e tij në “FINCH” dhe “OXFORD STUDIO” në Prizren, ku përfundoi të gjitha nivelet e kurseve të gjuhës angleze. Ai gjithashtu ka ndjekur studimet për “Studime Amerikane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” në “Wilson School” në Tiranë.

Pasionin për shkrime dhe poezi e kishte që herët, por gjatë tre viteve të fundit poezitë e tij kanë filluar të botohen në revista letrare, Gazetën Letrare të Prishtinës, si dhe në klube të ndryshme letrare brenda dhe jashtë vendit.

Së shpejti, Myzafer Ejupi pritet të vijë para lexuesve me librin e tij të parë me poezi, që mban titullin “Drithërimë”, botuar nga Shtëpia Botuese “Frymëzimi”.

Kjo prurje e re letrare pritet të jetë një zë i freskët dhe emocionues në letërsinë shqipe, duke sjellë një përmbledhje të ndjeshme e moderne të përjetimeve dhe reflektimeve të autorit të ri nga Dragashi.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...