Janë demoluar hapësirat e brendshme të Çerdhes së Fëmijëve në Dragash!

Aktuale2 muaj më parë489 shikime

Persona të papërgjegjshëm kanë demoluar hapësirat e brendshme të Çerdhes së Fëmijëve në Dragash, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ky është rasti i dytë i vandalizmit ndaj këtij institucioni, pas një incidenti të ngjashëm që kishte ndodhur para katër muajve.

Komuna njofton se pas demolimit të parë ishte shpallur tenderi për renovimin e dëmeve, ndërsa tani, menjëherë pas përfundimit të renovimit, objekti është dëmtuar sërish. Kjo ka shkaktuar vonesa në funksionimin normal të çerdhes dhe pasoja të tjera materiale e financiare.

Sipas të njëjtit njoftim, çerdhja kishte filluar punën më 1 shtator, ndërsa ceremonia simbolike e inaugurimit, e planifikuar për këtë periudhë, është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të zhvillimeve të fundit.

Komuna e Dragashit bën të ditur se, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Arsim dhe drejtorinë e Çerdhes, janë ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë të nevojshëm dhe janë njoftuar organet e rendit për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtij akti.

Në përfundim, Komuna shpreh përkushtimin për rikthimin sa më të shpejtë të objektit në funksion dhe për sigurimin e kushteve të denja për fëmijët e Dragashit, duke shpresuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...