Drejtori Ekzekutiv së bashku me ekipin profesional të AKK-së, zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Dragashit

Infrastrukturë2 muaj më parë401 shikime

Gjatë këtij takimi me Kryetarin e Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, u diskutua nga afër mbi ecurinë e projektit madhor të 𝐑𝐢𝐧𝐝ë𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭, një iniciativë e një rëndësie të veçantë për zgjidhjen e çështjeve pronësore të trashëguara ndër dekada.
Në kuadër të këtij projekti në Dragash janë përfshirë këto zona kadastrale:

  • Dragash,
  • Leshtan,
  • Bresanë, si dhe
  • Pllajnik.

Në këto hapësira po zhvillohen matjet dhe zyrtarizimi i gjendjes faktike në terren, si dhe adresimi i trashëgimive të paformalizuara dhe informalitetit pronësor, me synim të kthimit të sigurisë juridike mbi pronën, si bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.
Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë ngushtë me ekipet, të dorëzojnë dokumentacionin dhe të jenë pjesë aktive e këtij procesi të rëndësishëm të Projektit të Rindërtimit të Kadastrit. Rrjedhimisht për të ofruar shërbime më afër qytetarëve, operatori ekonomik ka hapur zyrat në Dragash:

ZK Dragash dhe ZK Leshtan- Rr. “13 Ushtarët”,Nr.19
https://maps.apple.com/place?coordinate=42.063058,20.655351&name=Marked%20Location&map=h
ZK Bresane-Rr.”Luftëtarët e Lirisë”,Nr.69
https://maps.apple.com/place?coordinate=42.108417,20.725483&name=Marked%20Location&map=h
ZK Pllajnik-“Ymridin Çengaj” Nr.39
https://maps.apple.com/place?coordinate=42.077876,20.705128&name=Marked%20Location&map=h
Agjencia Kadastrale e Kosovës

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...