LDK hap fushatën zgjedhore, me Dr. Bexhet Xheladinin kandidat në Dragash

AktualitetLajme nga Opoja2 muaj më parë1.1K shikime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbrëmë ka mbajtur një tubim madhështor, me ç’rast ka shënuar edhe hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të tetorit.

Në këtë tubim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët e partisë për kryetarë komunash në mbarë vendin.

Për Komunën e Dragashit, Abdixhiku konfirmoi se edhe në këto zgjedhje LDK do të garojë me Dr. Bexhet Xheladinin, për të cilin pati fjalë të mira dhe e cilësoi si një kandidat që ka dëshmuar suksesin e tij.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Dr. Xheladini ia kishte rikthyer fitoren LDK-së në Dragash, gjë që ka ndikuar që partia të vendosë t’i besojë sërish kandidaturën në këto zgjedhje.

Në këtë tubim morën pjesë shumë aktivistë të LDK-së nga Dragashi, si dhe kandidatët për Asamblenë Komunale, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për Dr. Xheladinin dhe për vizionin e LDK-së për të ardhmen e komunës.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...