
Partia Demokratike e Kosovës – dega në Dragash, ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të vitit 2025 njofton Tv Opoja
Në një atmosferë bashkimi e motivimi, kryesia e degës, kryetarët e nëndegëve dhe kandidatët për Asamblenë Komunale u mblodhën në një takim të përbashkët për të shënuar fillimin e këtij rrugëtimi politik.
Kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, theksoi se PDK-ja hyn në këtë garë me një vizion të qartë, me përvojën e strukturave dhe me besimin e kandidatëve që do të përfaqësojnë qytetarët në Asamblenë Komunale.
“Ne nuk e nisëm thjesht një fushatë – po e nisëm një rrugëtim të përbashkët për një Dragash më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për secilin qytetar,” – u shpreh Shabani.
Me moton “Më mirë për Dragashin”, PDK synon të ofrojë një alternativë të re për qeverisjen lokale dhe të fitojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit.