VETËVENDOSJE! në Sharr hap fushatën me një tubim madhështor

AktualitetLajme nga Opoja2 muaj më parë732 shikime

Mbrëmë, Lëvizja VETËVENDOSJE! – dega në Sharr, hapi zyrtarisht fushatën e saj para zgjedhore me një tubim madhështor, ku u prezantua vizioni dhe ekipi që do të garojë në zgjedhjet lokale të tetorit.

Hapjen e fushatës e bëri kandidati për kryetar të Komunës së Sharrit, z. Filiz Mustafa, i cili para qytetarëve shpalosi zotimet e tij për një qeverisje të ndershme, transparente dhe në shërbim të qytetarit.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kandidatët për Asamblenë Komunale, si dhe figura të ndryshme kyçe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të cilët i dhanë mbështetje të plotë kandidaturës së Mustafës.

Një nga të pranishmet e veçanta ishte këngëtarja e njohur dhe njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, e cila në fjalën e saj theksoi bindjen për fitoren e Filiz Mustafës dhe për një model të ri të qeverisjes lokale.

“Sharri meriton një qeverisje ndryshe, një qeverisje që vendos interesin e qytetarit në plan të parë. Jam e bindur se Filizi do të sjellë këtë ndryshim,” – u shpreh Llalloshi.

Tubimi u karakterizua nga pjesëmarrja e madhe e qytetarëve, të cilët përmes entuziazmit dhe mbështetjes së tyre dëshmuan besimin e fortë në programin dhe vizionin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Sharrit.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...