EXPO SHARRI rikthehet në Dragash – ftesë për bizneset dhe produktet vendore

Shpallje & NjoftimeBujqësiBiznese2 muaj më parë366 shikime

Në Dragash, për të katërtin vit radhazi, po organizohet panairi EXPO SHARRI, një ngjarje e rëndësishme ekonomike që mbledh në një vend prodhuesit vendorë, bizneset lokale dhe dashamirët e produkteve tradicionale.

Shoqata e Afaristëve “SHARRI”, në bashkëpunim me Komunën e Dragashit, edhe këtë vit sjell Panairin e Produkteve Vendore Lokale. Qëllimi kryesor i këtij panairi është promovimi i prodhimeve bujqësore, blegtorale, artizanale dhe të tjera produkte lokale, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me cilësinë e tyre.

Ky panair synon gjithashtu të fuqizojë bizneset lokale, duke u dhënë atyre hapësirë për të prezantuar dhe promovuar produktet e tyre, si dhe për të rritur pjesëmarrjen në treg. Përfituesit kryesorë janë fermerët, prodhuesit e djathit të Sharrit, përpunuesit e mjaltit, artizanët dhe të gjithë ata që sjellin në treg punën e tyre tradicionale.

Në këtë panair janë planifikuar të marrin pjesë këta pjesëmarrës:

  • Prodhues të djathit;
  • Fermerë, prodhues tradicional të djathit të Sharrit;
  • Prodhues të mjaltit;
  • Promovues të turizmit (me kinoprojektor, materiale të tjera promovuese, etj.);
  • Grumbullues-përpunues të bimëve mjekuese dhe fruta malore;
  • Prodhues të artizanateve të ndryshme tradicionale vendore (veshje tradicionale, vegla, instrumente, etj.);
  • Përpunues të mishit (produkte tradicionale si: suxhuk, qebapa sharri, etj.);
  • Prodhues të tjerë lokal-vendor (punime nga druri, etj.).

Shoqata e Afaristëve “SHARRI” fton të gjitha bizneset e regjistruara në Komunën e Dragashit t’i bashkohen këtij panairi dhe të ekspozojnë produktet apo ofertat e tyre, po ashtu, edhe bizneset që operojnë jashtë komunës sonë apo edhe jashtë Kosovës, por me pronarë nga komuna jonë, janë të mirëseardhura. Pjesëmarrja do të subvencionohet nga organizatori.

Të interesuarit për ekspozim duhet të regjistrohen në zyrat e Radio Sharri në Dragash. Pas verifikimit të aplikimeve nga stafi organizativ, kandidatët do të njoftohen për procedurat e mëtejshme.

Panairi do të mbahet më 26 Shtator, tek shkolla profesionale në Mejdanin e Shajnës, duke filluar nga ora 10:00. Ngjarja do të shoqërohet edhe me program artistik me këngë e valle, për argëtimin e pjesëmarrësve.

TV OPOJA do të ju mbajë të informuar me çdo detaj rreth organizimit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...