Dragashi promovohet përtej kufijve me një broshurë të re turistike

Shoqata4 muaj më parë408 shikime

Promovimi i Dragashit si destinacion turistik po vazhdon me hapa konkretë edhe përtej kufijve shtetërorë. Qendra Rinore “Avoko” nga Dragashi, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Komunës së Dragashit, ka realizuar një broshurë të veçantë promovuese që synon të prezantojë pasuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të kësaj komune alpine.

Broshura përmbledh në mënyrë tërheqëse dhe informuese elementet më të rëndësishme të Dragashit, si bukuritë mahnitëse të maleve të Sharrit, traditat lokale, gastronominë autentike, mikpritjen karakteristike të banorëve, si dhe historinë e pasur të kësaj treve të veçantë në jug të Kosovës.

Përveç dizajnit modern dhe përmbajtjes cilësore, materiali është përgatitur në mënyrë që të arrijë një publik sa më të gjerë. Kopjet e printuara të broshurës do të shpërndahen në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe në disa vende të Evropës, me synimin për të rritur vizibilitetin e Dragashit dhe për ta prezantuar atë si një destinacion tërheqës për turistët, aventurierët dhe dashamirët e natyrës e kulturës autentike.

Për të gjithë të interesuarit, broshura është e qasshme edhe në versionin digjital, përmes platformës online në këtë link: https://heyzine.com/flip-book/39daf69751.html

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...