Fillon konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash

Arsim5 muaj më parë864 shikime

Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash ka shpallur zyrtarisht konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha”, e vetmja shkollë e këtij niveli në komunën e Dragashit. Ky konkurs është i hapur për të gjithë nxënësit që kanë përfunduar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç.

Në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, regjistrimi do të zhvillohet sipas kritereve dhe kushteve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Afatet për aplikim:
Nxënësit mund të paraqesin dokumentet për regjistrim më datat 08, 09 dhe 10 korrik 2025, nga ora 08:00 deri në 16:00, në ambientet e shkollës. Rezultatet e pranimit do të shpallen më 11 korrik 2025, ndërsa të pakënaqurit kanë të drejtë ankese brenda dy ditëve pune.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Fletëparaqitja (merret në shkollë)

  • Dëftesa origjinale për klasat VI-IX

  • Certifikata e lindjes

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Suksesi i përgjithshëm nga klasat VI–IX: 40%

  • Suksesi në lëndët prioritare: 20%

  • Pikët nga testi pranues: 40%

  • Totali maksimal: 100 pikë

Drejtimet që ofron shkolla:

Në gjuhën shqipe:

  • Gjimnaz:

    • Shkenca natyrore (2 paralele)

    • Shkenca shoqërore (1 paralele)
      (66 nxënës gjithsej)

  • Drejtime profesionale:

    • Ekonomi (Bankë dhe Sigurime; Tregtar me shumicë e pakicë)

    • Juridik (Administratë dhe shërbime të zyrës)

    • Teknologjia e informacionit dhe komunikimit (Teknik i sistemeve TIK)

    • Shëndetësi (Bashkëpunëtor profesional i infermierisë; Teknik i farmacisë)
      (132 nxënës gjithsej)

Në gjuhën boshnjake:

  • Gjimnaz (Shkenca shoqërore – 1 paralel)

  • Drejtime profesionale:

    • Juridik (Administratë dhe shërbime të zyrës)

    • Shëndetësi (Bashkëpunëtor profesional i infermierisë)
      (44 nxënës gjithsej)

Numri total i nxënësve që pritet të regjistrohen në këtë vit shkollor është 242.

Drejtoria e Arsimit dhe shkolla “Ruzhdi Berisha” ftojnë të gjithë nxënësit që kanë përfunduar arsimin e detyrueshëm dhe janë të interesuar për vijimin e shkollimit në gjimnaz apo në drejtimet profesionale, të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...