Ujësjellësi për 15 fshatra dhe qytetin e Dragashit drejt përfundimit – ndër investimet më të mëdha pasluftës në infrastrukturë

Infrastrukturë5 muaj më parë1.1K shikime

Një ndër projektet më të rëndësishme dhe madhore për Komunën e Dragashit po hyn në fazën përfundimtare. Kryetari i Komunës ka njoftuar se dje është realizuar me sukses testimi preliminar i sistemit të ri të ujësjellësit, që do të furnizojë me ujë të pijshëm 15 fshatra dhe qytetin e Dragashit.

Gjatë testimit, uji nga burimi arriti me sukses në rezervuarin te Kodra e Rrencit, më pas në rezervuarin e fshatit Brrut, si dhe në hyrjet e rezervuarëve të fshatrave Zgatar, Kapre, Rrenc, Xërxe dhe Bellobrad. Në ditët në vijim, do të vazhdojnë testimet edhe për rrjetin që shtrihet nga rezervuari në Rrenc drejt fshatrave Brezne, Pllavë, Rapç, Kërstec, si dhe linja tjetër që përfshin Radeshën, Dragashin dhe fshatrat Leshtan, Kukajan, Lybevisht, Mlik dhe Vraniq.

Ky projekt përfaqëson një kthesë historike në përmirësimin e jetës së përditshme për mijëra qytetarë dhe garanton furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm – për herë të parë në këtë përmasë.

Kryetari e ka quajtur këtë projekt një dëshmi konkrete të përkushtimit institucional për mirëqenien e qytetarëve, jo vetëm për të tashmen, por si një themel për zhvillim të qëndrueshëm për brezat që vijnë.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...