Pas katër vitesh studime në Jordani, Hoxhë Nedim Uka diplomon në Fakultetin e Shkencave Islame

IslameAktualitet5 muaj më parë2K shikime

Me përfundimin me sukses të studimeve në Fakultetin e Sheriatit në Aman, Jordani, treva e Opojës gëzon sot një lajm të veçantë: Hoxhë Nedim Uka nga fshati Blaq i është shtuar radhës së hoxhallarëve të rinj dhe të përkushtuar në vendin tonë.

I njohur për edukatën, devotshmërinë dhe përkushtimin e tij të hershëm në dijen fetare, Nedim Uka rrjedh nga një familje e ndershme dhe shumë e respektuar në rrethinën e Opojës. Gjatë qëndrimit të tij në Jordani, përveç studimeve akademike, ai e ka përfunduar edhe memorizimin e tërësishëm të Kuranit Famëlartë, duke u bërë Hafëz – një arritje e rrallë dhe e vlerësuar lart në botën islame.

Ky përfundim i suksesshëm i studimeve dhe i hifzit është jo vetëm një arritje personale për Hoxhën Nedim, por edhe një bekim për mbarë komunitetin tonë që përfiton nga dijetarët e rinj të përgatitur dhe të pajisur me moral të lartë e dije të thellë.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...