Drejtoresha e DKRS zhvillon takim me Kryetarin e FFK-së për investime në stadiumin e Plavës

Sporti5 muaj më parë863 shikime

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Dragashit znj. Liridona Misini Piraj ka zhvilluar sot një takim të frytshëm me z. Agim Ademi, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku u diskutuan projektet prioritare që do të implementohen në fushën e sportit në komunën tonë.

Në qendër të diskutimit ishte stadiumi i fshatit Plavë, për të cilin pritet të realizohen investime të konsiderueshme me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen e standardeve për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Ky takim shënon një hap konkret drejt bashkëpunimit me FFK-në dhe paraqet një mundësi reale për avancimin e sportit lokal, sidomos për të rinjtë e komunës sonë.

Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sportit si një vlerë e rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm dhe përfshirjen rinore në aktivitete pozitive.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...