Në kuadër të Javës së Bibliotekës, të enjtën në Prizren u mbajtë takimi i dytë me rradhë me moton “Program kombëtar për arsimim bibliotekar”.
Drejtorë të Kulturës Rinisë dhe Sportit nga komunat e regjionit jugor, dhe dhjetra zyrtar biblotekar e menaxherë biblotekash ishin të pranishëm në këtë aktivitet i cili po mbahet nën organizim e Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit e mbështetur edhe nga organizma të ndryshëm ndërkombëtar.
Në hapje të këtij aktiviteti, ka folur drejtoresha e Bibliotekës në Prizren, Sahadete Sadikaj- Kukaj, e cila ka folur për rëndësinë e implementimit të politikave zhvillimore bibliotekare. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, tha se kjo pjesëmarrje kaq e madhe në këtë ngjarje, na jep të kuptojmë se gjendja dhe puna nëpër biblioteka mund të përmirësohet dukshëm, dhe në funksion të kësaj duhet të na shërbej edhe angazhimi në realizimin e Programit kombëtar të arsimit bibliotekar.
Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lirim Hajredini foli mbi të arriturat dhe politikat zhvillimore të Biblotekave në Komunën e Dragashit.
Java e Bibliotekës përmes aktivitete të këtilla, është në shërbim të profesionalizmit më të lartë për funksionim të suksesshëm të Bibliotekave në sensibilizimin e qytetarëve dhe lexuesve për rëndësinë e librit.
Nesër, takimi i rradhës do të jetë në Mitrovicë, kurse të shtunën mikpritës do të jetë Bibloteka “Ymridin Çengaj” në Dragash.
©TVOPOJA